Lëkura e thatë V.S. Lëkura e dehidratuar

Një problem që ndeshet jo rrallë herë është ai i lëkurës së thatë. A është vërtetë e thatë lëkura juaj, apo është e dehidratuar?

Një problem që ndeshet jo rrallë herë është ai i lëkurës së thatë. A është vërtetë e thatë lëkura juaj, apo është e dehidratuar? Në pamje të parë duket sikur po flasim për të njejtën gjë, por në të vërtetë janë dy probleme krejt të ndryshme, që kanë të bëjnë me lëkurën. 

Lëkura e dehidratuar nuk është lloj lëkure, por gjendje në të cilën ajo ndodhet, kur ka mungesë të pranisë së sasisë së nevojshme të ujit në shtresën e sipërme të lëkurës. Lëkura e dehidratuar është opake, tejet e tërhequr, e ashpër dhe e ndjeshme. Kjo gjendje e lëkurës shpejton shenjat e plakjes siç janë rrudhja dhe varja e lëkurës. Nga ana tjetër lëkura e thatë është lloj lëkure, në të cilën gjendrat e yndyrës në shtresat më të thella të saj nuk sekretojnë mjaftueshëm yndyrë. Ajo është e thatë, e ashpër dhe ndonjëherë rripet. 

Një mënyrë e suksesshme se si ju mund të zbuloni, nëse lëkura juaj është e thatë, apo e dehidratuar, është testi i pickimit. Mënyra se si ky test funksioni është duke pickuar lëkurën për disa sekonda. Nëse pasi e keni pickuar, lëkura juaj kthehet siç ishte, atëherë nuk është e dehidratur. Nëse lëkura juaj do më shumë kohë për tu kthyer siç ishte atëherë, kjo gjë tregon që është e dehidratuar. 

Nëse doni që lëkura juaj të duket dhe të ndihet në mënyrë të shkëlqyer ajo edhe duhet hidratuar edhe ushqyer rregullisht. Stafi i Ditë e Natë ju sugjeron që hidratuesin e përshtatshëm më lëkurën tuaj ta vendosni në lëkurë të njomë, në mënyrë që përbërësit e tij të ndihmojnë përthithjen e ujit brenda lëkurës. Sugjerojmë që t’i lini hidratuesit pak minuta të përthithet e më vonë të vendosni produktin ushqyes sipër. Rutina e kujdesit të lëkurës duhet t’i përshtatet si llojit, ashtu edhe gjendjes në të cilën lëkura juaj ndodhet. Ditë e Natë ju ofron brande premium në trajtimin e problemeve të lëkurës së thatë dhe të dehidratuar. 

Artikuj të ngjashëm