Vitaminat dhe sistemi ynë imunitar

Vitaminat janë kthyer ndër përbërësit kryesor fuqizues të cilat ne i përdorim për të mbrojtur sistemin tonë imunitar.

Secili prej nesh e di rëndësinë që suplementet e vitaminave luajnë në jetën tonë të përditshme në mirëfunksionimin e shëndetit tonë. Sidomos në ditët e sotme ku e gjithë vëmendja është kthyer nga kujdesi për shëndetin duke qënë që jetojmë dhe në një periudhë të vështirë siç është edhe periudha e koronavirusit. Ndaj vitaminat janë kthyer ndër përbërësit kryesor fuqizues të cilat ne i përdorim për të mbrojtur sistemin tonë imunitar. Vitaminat janë përbërje organike për të cilat njerëzit kanë nevojë në sasi të vogla, të cilat i mundësojnë trupit të punojë siç duhet dhe të qëndrojë i shëndetshëm.

Deri tani janë identifikuar 13 lloje vitaminash: A, C, D, E, K, si dhe 8 të grupi B. Grupi i B complex përfshin: Thiamina (B1), Riboflavin (B2), Niacine (B3), Acid Pantothenic (B5), Pyridoxina (B6), Cyancobalamina (B12), Acidi folik (Folacin folate) dhe Biotine (H)

Pse na duhen vitaminat?    

-Vitaminat na duhen për të mbrojtur trupin dhe mendjen tonë.

Pa praninë e vitaminave në organizmin tonë, trupat tanë nuk do ishin në gjëndje të kryenin funksione kryesore si për shembull: kthimin e ushqimit në energji, mirëfunksionimin e kockave, dhëmbëve, muskujve, lëkurës, gjakut, flokëve dhe duke mbajtur në gjëndje të rregullt pune mendjen tonë, sytë, nervat dhe sistemin imunitar.

Vitaminat dhe ushqimet

Fatmirësisht vitaminat i kemi të shpërndarë në një shumëllojshmëri ushqimesh psh: vitamina C përveç portokalleve gjëndet dhe tek brokoli, luleshtrydhet, speca të kuq dhe jeshil, lakër brukseli dhe në patate. Grupi i vitaminave B kompleks gjëndet tek ushqimet integrale, drithëra, oriz, tërshërë, mëlçi, mish, peshk, te produktet e qumështit; vezë, patate, spinaq etj. Vitamina D nuk është vetëm vitamina e marr nga dielli por e gjejmë dhe në shumë ushqime, e cila është e rëndësishme për muskujt, kockat dhe imunitetin dhe përfshin ushqime si: Qumështi i lopës, disa lloje kosi, drithëra etj. Vitamina A gjithashtu e njohur si Beta-karoteni është një vitaminë e cila tretet në yndyrë dhe luan një rol të rëndësishëm në shikimin normal, në sistemin imunitar dhe riprodhim dhe gjëndet në ushqime me prejardhje bimore e shtazore, sidomos tek qumështi dhe vezët.

Roli i vitaminave

Lëndët ushqyese që ne marrim nga vitaminat e ndihmojnë trupin tonë për të kryer funksione thelbësore si:

  • Mbrojtje e lëkurës, të kockave dhe muskujve
  • Rritjen e fuqisë së sistemit imunitar
  • Mirëmbajtjen dhe rregullimin e indeve të qelizave dhe organeve
  • Kthimin e ushqimit në energji
  • Vitaminat mbrojnë shëndetin e zemrës sonë

Mungesa e marrjes së vitaminave në trup mund të çojë në: mungesë oreksi, lodhjeje, mungesë përqëndrimi, infeksione që përsëriten, probleme me shikimin, plagë të hapura në gojë ose probleme me mishrat e dhëmbëve, mund të shkaktojë dhe probleme të gjumit. Ndaj secili prej nesh duhet të marrë dozën e nevojshme që i nevojitet metabolizmit për një funksionim normal.

Më poshtë gjeni një link për vitaminat më të rëndësishme dhe të përdorshme për një shëndet dhe imunitet më të mirë. Kliko ketu

Artikuj të ngjashëm