
Lindja e një fëmije është një ndër bekimet dhe dhuratat më të bukura që një femër sjell dhe merr në jetë. Të jesh nënë është një eksperiencë e mrekullueshme që përçon lumturinë dhe kënaqësinë në nivelet më të larta të shpirtit.
Si çdo periudhë e re, dhe lindja është një përvojë ndryshimesh që sjell mbingarkesë dhe përgjegjësi të madhe në familje. Nëna e re tashmë përjeton ndryshime jo vetëm fizike tek vetja, por dhe tek përditshmëria e saj. Duke pasur më pak kohë për veten dhe duke ia kushtuar kohën më të madhe të ditës fëmijës së porsalindur, shumë femra mbas shtatzanisë përjetojnë luhatje të mëdha emocionale. Këto luhatje shkaktojnë stres dhe ankth tek shumë nëna të reja. Kjo paqëndrueshmëri emocionale, fizike dhe e sjelljes që nënat përjetojnë mbas shtatëzanisë lidhet me depresionin mbas lindjes ose të ashtuquajturin depresioni post-partum. Ndryshimet e humorit, irritimet, të qarat mund të fillojnë që ditët e para ose dy javë pas lindjes. Depresioni post partum zgjat më shumë se 10 ditë, por mund të zgjasë dhe me muaj të ndryshëm pas lindjes së fëmijës, kohëzgjatja varet nga shkalla e prekjes tek nëna. Disa femra e kalojnë më shpejt këtë fazë tejet të vështirë, ndërsa një pjesë tjetër përveç ndjekjes mjekësore i nevojitet më shumë kohë.
Llojet e Depresionit Post-Partum
Ekzistojnë tre terma që përdoren për të përshkruar ndryshimet e gjëndjeve tek femrat të cilat kanë lindur:
‘Baby Blues’ – ‘Trishtimi pas lindjes’ prek rreth 70 % të femrave në ditët pasi kanë lindur. Ju mund të përjetoni ndryshime të gjëndjeve të humorit nga momente lumturie në trishtim. Ju mund të qani pa asnjë lloj arsye dhe të ndiheni të paduruara, të çuditshme, të shqetësuara, ndjenjën e vetmisë dhe trishtimit. Efekti i ‘Trishtimit pas lindjes’ zgjat nga disa orë gjatë një ose dy javëve mbas lindjes. Në këto lloj rastesh nuk nevojitet një trajtim mjekësor. Por më e mira që rekomandohet është që nënat e reja t’i bashkohen grupeve mbështetëse në mënyrë që të shkëmbejnë eksperiencat e tyre personale.
Depresioni i Madh Post-Partum (PPD) mund të ndodhë mbas disa ditëve ose disa muajve mbas lindjes. Depresioni Post-Partum mund të ndodhë mbas lindjes së çdo fëmije, jo vetëm fëmijës së parë. Simptomat janë të ngjashme me atë të ‘Trishtimit pas lindjes’, por janë më të fuqishme. PPD shpesh ju ndalon të mos bëni gjërat që duhet ti bëni në përditshmëri. Ajo që këshillohet është të takoni mjekun tuaj dhe të kryeni një vizitë mjekësore pasi nëse nuk vizitoheni dhe nuk merrni trajtim, simptomat mund të përkeqësohen. Në gjëndje kritike duhet të trajtohet me mjekim dhe konsultim.
Psikoza Post-Partum (pas lindjes) është një sëmundje mendore shumë serioze që prek nënat e reja. Kjo sëmundje mund të shfaqet me shpejtësi, zakonisht brenda 3 muajve të parë pas lindjes. Nënat mund të humbasin kontaktin me realitetin (dëgjojnë ose përjetojnë situata që s’kanë ndodhur si në rastet kur një person po flet) dhe deluzione (të besuarit fuqishëm tek gjërat që janë irracionale dhe jo në përputhje me realitetin). Si dhe haluçinacione të lidhura me faktin e të parit të gjërave që s’ekzistojnë.
Simptoma të tjera prekin zemërim, panik, ankth, pagjumësi.
Shkaqet nga të cilat vjen depresioni pas lindjes?
-Arsyet fizike. Këto lidhen me çrregullimin hormonal dhe ky fenomen vjen nga proçesi i lindjes së bebes
-Arsyet psikologjike. Mjekët thonë se femrat pas sjelljes në jetë të foshnjes së porsalindur e kanë të vështirë të adaptohen me rolin e ri të nënës dhe me përgjegjesitë e reja në familjë, duke sjellë një ndryshim të rutinës së tyre. Kjo gjë shkakton shqetësime të mëdha shpirtërore dhe mbingarkesë emocionale.
-Arsyet socio-ekonomike. Të cilat lidhen me faktorë ekonomikë me të cilat përballet nëna mbas lindjes, mungesa e përkrahjes nga bashkëshorti apo prindërit. Pasi për çdo nënë kontakti me familjarët është tejet i rëndësishëm.
Cilat janë shenjat dhe simptomat që mund të përfshijë depresioni pas lindjes (post-partum)?
-Ndryshime të humorit (që lidhen me anën emocionale, të ndjerit e lodhur, e trishtuar\mërzitur, shqetësim, panik).
-Të qara të mëdha ose paaftësi për të qarë, nervozisëm dhe zemërim.
-Vështirësi të mëdha në mënyrën e sjelljes dhe përkujdesjes me beben e porsalindur.
– Ndjenjë tërheqje\shkëputje nga familja apo miqtë.
-Humbje të oreksit ose shtim në peshë në varësi të mënyrës së përjetimit personal.
-Vështirësi në të fjeturin (insomnia) ose të fjeturit për një kohë të gjatë.
-Paranoia që lidhen me frikën që nuk jeni një nënë e mirë për beben tuaj.
-Vështirësi në përqëndrim dhe në mënyrën për të menduar me kthjelltësi.
-Lloje të ndryshme të ankthit dhe kriza paniku.
-Të ndjerit e pashpresë, e turpëruar, fajtore ose e papërshtatshme në përditshmëri dhe në raport me të tjerët.
-Mungesë energjie për të marr pjesë në aktivitete sociale si dhe humbje interesi në marrëdhënie intime.
-Mendime të nënës për të lënduar veten ose që mund të lëndojë foshnjën.
-Në raste më të rënda kryerja e tentativave të vetëvrasjes.
Mënyrat e trajtimit të depresionit pas lindjes (post-partum).
Depresioni post-partum nuk është i njëjtë tek të gjitha nënat e prekura ndaj dhe trajtohet në mënyra të ndryshme. Disa lloje të mjekimeve mund të përfshijnë:
– mjekime kundër ankthit ose antidepresantë,
– zulresso (brexanolone),
-psikoterapi dhe pjesëmarrja në grupe të cilat ofrojnë mbështetje emocionale dhe edukuese, në rastet më të rënda të psikozave post partum.
Dhe në rastin e ushqyerjes me gji, mos hamendësoni se nuk mund të merrni ilaçe kundër ankthit, ajo që duhet të bëni është të flisni me mjekun tuaj dhe të lini një takim me të. Gjithashtu dhe ilaçe apo mjekime të psikozave përdoren dhe në rastin e depresionit post partum psikotik.
Këshillat që duhen ndjekur për nënat që kanë shfaqur shenja të depresionit post-partum:
Kujdesi ndaj klientit
Abonohu
Regjistrohu për të marrë njoftimet dhe ofertat tona
© 2026 Dite e Nate - Albania • Politikat e privatësisë • Të gjitha të drejtat e rezervuara. • Ndërtuar nga NMC Soft