Dite e Nate

Farmacist/e

Përshkrimi

Kërkohen Farmacistë të kualifikuar për t’i shërbyer pacientëve në marrjen e anamnezës dhe në trajtimin e simptomave, si dhe në orientimin e pacientëve për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme (të orientojnë pacientin tek mjeku përkatës, kur rasti është përtej tagrit të tyre). Farmacistët duhet të interpretojnë dhe rishikojnë recetën e mjekut, në rast të gabimeve të dozimit apo të papajtueshmërive terapeutike, si dhe të kenë aftësi të mira në shërbimin ndaj pacientit/klientit.

Detyrat

• Interpretimi dhe ekzekutimi i recetave të mjekut;

• Monitorimi i terapive të pacientëve, këshillimi, si dhe informimi i pacientëve mbi efektet e mundshme anësore;

• Udhëzimi i pacientëve për mënyrën e përdorimit të barnave ose produkteve të tjerë farmaceutike;

• Kryerja e shërbimeve mjekësore si, matja e tensionit, matja e temperaturës dhe kontrolli i nivelit të sheqerit në gjak;

• Mbajtja e një ambienti pune të sigurt dhe të pastër;

• Përmbushja e kërkesave operacionale për farmacinë, që do të thotë, kontrolli i furnizimeve, pagesat, si dhe kontrolli i vazhdueshëm dhe heqja nga inventari i barnave të skaduara/dëmtuara;

• Zbatimi i legjislacionit farmaceutik dhe i procedurave që drejtojnë praktikën farmaceutike;

• Kryerja e detyrave të tjera administrative, sipas kërkesës.

Kualifikimet

• Diplomë në Farmaci dhe anëtarësi në Urdhrin e Farmacistëve të Shqipërisë;

• Eksperiencë si Farmacist;

• Licensë për ushtrimin e profesionit të Farmacistit ose Drejtuesit Teknik;

• Njohuri të mira për kuptimin/interpretimin dhe dhënien e saktë të dozave të kërkuara, për lëndët aktive dhe për emrat tregtarë farmaceutikë;

• Njohuri kompjuterike;

• Aftësi të shkëlqyera organizative;

• Aftësi të shkëlqyera komunikuese verbale dhe me shkrim.

Më shumë informacion

Kujdesi ndaj klientit

Hënë - Shtunë: 09:00 – 19:00

Abonohu

Regjistrohu për të marrë njoftimet dhe ofertat tona

© 2025 Dite e Nate - Albania • Politikat e privatësisë • Të gjitha të drejtat e rezervuara. • Ndërtuar nga NMC Soft