
Infeksioni mykotik vaginal është inflamacioni i vulvës dhe/ose vaginës, i cili shkaktohet nga përhapja e mykut në zonën intime. Tipi i mykut, që shkakton infeksionin mykotik vaginal është është Candida Albicans. Ajo bën pjesë në florën normale të vaginës dhe vulvës dhe është tejet e shëndetshme në sasi normale. Candida Albicans bëhet problematike në momentin që sasia në vaginë rritet mbi normë. Sipas mjekëve gjinekologë 75% e femrave në Botë janë prekur, të paktën një herë në jetën e tyre, nga infeksionet mykotike vaginale. Faktorët që sjellin shfaqjen e infeksionit mykotik janë:
Por cilat janë simptomat kur një femër preket nga myku vaginal ?
Sipas ekspertizës së mjekëve gjinekologë simptomat kryesore të infeksionit mykotik vaginal janë skuqja, djegia, kruajtja, ënjtja, dhimbja dhe sekrecionet jo normale vaginale.
Por si mund të trajtohet infeksioni mykotik vaginal?
Së pari sugjerohet të konsultoheni me një profesionist të kujdesit shëndetësor. Ata do ju sugjerojnë trajtime të shkurtra topike antimykotikësh. Nëse simptomat nuk qetësohen me trajtime lokale OTC, sugjerohet të bëhet një kulturë vaginale në laborator, për të identifikuar llojin e infeksionit. Mjeku gjinekolog në bazë të analizës, përcakton edhe medikamentin.
Si të kujdesemi ?
MSc. në Farmaci Beki Kokona
Kujdesi ndaj klientit
Abonohu
Regjistrohu për të marrë njoftimet dhe ofertat tona
© 2025 Dite e Nate - Albania • Politikat e privatësisë • Të gjitha të drejtat e rezervuara. • Ndërtuar nga NMC Soft