ALFASIGMA LOVOL-ESSE SACHETS 4 64.5 G
Alfasigma Lovol-Esse është një tretësirë izotonike që përdoret për pastrimin e zorrëve përpara ekzaminimeve diagnostike ose ndërhyrjeve kirurgjikale. Makrogoli sjell një rritje të vëllimit të lëngjeve në zorrë dhe stimulon lëvizshmërinë e zorrëve përmes sistemit neuromuskular. Simetikoni ka aftësinë kimiko-fizike për të ulur tensionin sipërfaqësor duke eleminuar formimin e gazrave. Prania e acidit citrik, citratit të natriumit, klorurit të natriumit dhe klorurit të kaliumit synon të parandalojë çekuilibrat e elektroliteve dhe acidozën që mund të rezultojë nga diarreja e rëndë e shkaktuar nga produkti. Ka veprim të fuqishëm laksativ që realizon pastrimin e plotë të zorrëve. Përdoret në rastet e pregatitjes së zorrëve për teste diagnostikuese (ekzaminime endoskopike ose radiologjike në zorrën e trashë, si kolonoskopia dhe rektosigmoidoskopia, dhe ekografia e barkut) dhe kushte të tjera klinike. Ka shije portokalli.
Udhëzime për përdorim |
Tretni 2 bustina në 1 litër ujë pa gaz në temperaturën e dhomës. Pini suspensionin homogjen brenda 1 ore / 1 orë e gjysmë, mundësisht duke marrë 250 ml suspension çdo 10-15 minuta.
Zbazja e zorrës fillon afërsisht 2-3 orë pas marrjes së Lovol-esse. |
---|