Buscopan është një medikament që ndihmon në eleminimin e dhimbjeve të barkut. Përmban si lëndë aktive Butilbromid Hioscinë që është një medikament antispazmatik. Mund të përdoret në dhimbjet menstruale, cistite, sindromën e zorrës së irrituar dhe sëmundje të tjera të zorrëve. Gjithashtu përdoret për të trajtuar tkurrjen e muskujve të lëmuar të traktit biliar dhe tkurrjen në muskujt e lëmuar spastik të traktit urinar.