ANTICORT CREAM - 50 ML

 
 
Anticort është një krem ​​që nuk përmban lëndë aktive farmaceutikë, që imiton veprimet e kortikosteroideve. Lehtëson simptomat si inflamacioni, skuqja dhe kruatja e shkaktuar nga faktorë të jashtëm (radikalet e lira, ndotja e mjedisit, rrezatimi UV, stresi mekanik, irrituesit, ndryshimet e temperaturës) dhe faktorët endogjenë (predispozicion alergjik, stresi).
Indikacione
Përdoret:
  • Për të lehtësuar çrregullimet inflamatore të lëkurës, gjendjet ekzematike tek foshnjet, fëmijët dhe të rriturit
  • Në dermatozat me origjina të ndryshme
  • Në dermatitin atopik
  • Në simptoma si kruatje, skuqje, tharje të lëkurës
  • Në format e tjera të dermatitit të çfarëdo etiologjie
  • Ekzema në dorë, ekzema seborroeike
  • Në skuqjen nga pelenat
  • Në alopecia areata
Udhëzime për përdorim
  • Rekomandohet të përdoret në zonën e prekur, 2-3 herë në ditë. 
  • Përdorimi për një kohë të gjatë nuk është i kundërindikuar. 
Paralajmërime
Kujdes:
Duhet të shmangni kontaktin me sytë. 
Për përdorim të jashtëm. 
 
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve. 
I përputhshëm me terapinë homeopatike. 
Pa efekte anësore. 
I testuar klinikisht. 
Nuk përmban Paraben, Aromatizues, Ngjyrues dhe Përbërës farmaceutik. 
 
Përbërësit
Vaji Margosa, Ekstrakte Bimore, Saw Palmetto, Pantenil triacetat, Flavonoide, Kolin glicerilfosfoinozitoli, Epilobium Angustifolium, Cardiospermum, Echium, Luledielli, Sacharomyces Lysate.

Të tjerët gjithashtu blenë