Zoviseal është një patch i hollë, transparent përbërë nga poliuretani, specifik për buzët që jep një efekt qetësues ftohës. Pakëson formimin e skabjeve (koreve) në buzë dhe ka një veprim mekanik që parandalon rrezikun e infeksioneve virale/bakteriale. Ai bllokon oksigjenin dhe mund të përdoret në rastet me Herpes. Patch-i ndihmon në procesin e shërimit.