ALKOOL ETILIK 90% 1 L

 
 
Alkool etilik i çnatyruar 90% vol. është antiseptik dhe dezinfektant i përshtatshëm për përdorim të jashtëm, me spektër të gjerë veprimi. Ka spektër të gjerë veprimi kundër: baktereve, përfshirë mycobakteret (baktericid), viruseve (disa lloje), majave/kërpudhave. Ai gjithashtu përdoret si tretës në sintezën e kimikateve të tjera organike. Në parandalimin e infeksioneve në plagë të vogla. Për dezinfektim përpara dhe pas injeksioneve. Për dezinfektim të objekteve të ndryshme në spitale, shtëpi etj.
Udhëzime për përdorim
Aplikojeni sipas dëshirës si antiseptik, dezinfektues, tretës, për dezinfektimin e objekteve etj. Duke patur kujdes të mos ketë kontakt me sytë, zjarrin, shkëndijat pasi ndizet me lehtësi. Të mbahet larg fëmijëve. Mbylleni mirë pas përdorimit.