NUTRIBEN MUALEBI CREMA DE ARROZ 4M+ 300 GR X 1

 
 
Drithërat Nutriben Crema De Arroz janë një alternative ideale për tu konsumuar nga fëmijët nga 4 deri në 6 muaj e cila ka përbërës tërësisht organik. Është e pasur me kalcium e vitamina, të cilat sigurojnë vlerat e nevojshme ushqyese si dhe forcojnë kockat tek fëmijët.  Nuk përmban qumësht dhe laktozë. Është i përshtatshëm për foshnjat me alergji ndaj proteinave të qumështit të lopës ose intolerantë ndaj laktozës. Nuk përmban gluten dhe vaj palme.
Udhëzime për përdorim
1.Përgatisni një shishe qumështi në temperaturën 50°C sipas sasisë së treguar në tabelën e dozimit.
2. Shtoni sasinë e kremit të orizit Nutriben  pa gluten të treguar nga mjeku i fëmijës.
3. Tundeni shishen derisa të formohet një konsistencë  homogjene.
 Bebet  4-5 muajsh: 2-3 lugë gjelle në 150ml qumësht.
Bebet  5-6 muajsh: 3-4 lugë gjelle në 180ml qumësht.
 Bebet mbi 6 muaj: 4-5 lugë gjelle në 210ml qumësht.
Paralajmërime
Këshillohuni me mjekun përpara se të përdoni Nutriben Crema De Arroz.
Dozimi jo i duhur mund të shkaktojë dëmtim në shëndet ose vlera ushqimore të pamjaftueshme për beben tuaj.
Të përdoret deri në 3 javë nga data e hapjes.
Informacione të tjera
Rekomandohet që ky produkt të ruhet në një vend të freskët, të sigurtë dhe larg nga fëmijët e vegjël. Nuk duhet të tejkalohen dozat e rekomanduara ditore.
Nuk përmban:
  • Gluten
  • Vaj Palme
  • Laktozë
Përbërësit
Drithëra, Miell orizi 63 %, Malrodekstrinë, Fruktooligosakaride 3 %, Mineralet (kalcium, fosfor, magnez, hekur dhe zink), Vitamina (C, niacin, E, acid pantotenik, B1, B6, A, acid folik, K1, biotinë dhe D3), Bifidobacterium lactis, Aroma (vanilinë). Nuk ka OMGJ.  I pasur me fibra.