VITABIOTICS OMEGA 3-6-9 - 60 KAPSULA

 
 
Ultra omega 3-6-9 është një suplement ushqimor, me një formulë unike 3 në 1, i pasur me acide yndyrore si: vaj peshku omega 3, vaj i farave të rrushit të zi, vaji i farave të kungullit (omega 6) dhe vaj i ullirit (omega 9). Gjithashtu përmbajtja e vitaminës E që është shumë e rëndësishme për të mbrojtur qelizat nga stresi oksidativ dhe për të ruajtur cilësinë e pastërtisë së vajit. Ultra omega 3-6-9 mbështet shëndetin e zemrës, balancon nivelet e kolesterolit, ndihmon në mirëfunksionimin e trurit dhe gjendjen shpirtërore. I përshtatshëm për femrat në menopauzë.
 
Udhëzime për përdorim
Rekomandohet të merret 1- 2 kapsula në ditë me vaktin kryesor.
Të shoqërohet me ujë ose pije tjetër.
Paralajmërime
Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësues të një diete të ekuilibruar, të larmishme ose mënyre jetese të shëndetshme.
Mos e përdorni tek fëmijët.
Të mos tejkalohet doza e rekomanduar ditore. 
Të mos përtypet.
 
Kujdes:
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit nëse :
  • Jeni shtatzënë ose ushqeni fëmijën me gji.
  • Keni alergji ndaj disa ushqimeve.
  • Vuani nga epilepsia ose nëse jeni duke u mjekuar me barna anti-koagulant.
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos të ekspozohet në dritë dhe në nxehtësi.
Të ruhet në temperaturë jo më të lartë se 25°C, në vend të thatë.
 
Përbërësit
Acide yndyrore omega 3,Vaji i farës së rrushit të zi, Vaj i farave të kungullit, Vaji i ullirit, Vitamina E.
 

Të tjerët gjithashtu blenë