Magnezi merr pjesë në procese të shumta biokimike në organizëm. Ndikon në aktivitetin e më shumë se 300 enzimave të ndryshme. Është i rëndësishëm për transportin neuromuskulor të stimujve dhe mineralizimin e kockave. Ai ka rëndësi thelbësore për funksionimin e drejtë të sistemit muskulor. Ndihmon në krijimin e energjisë, në proceset e mpikjes së gjakut dhe transportin e glukozës në qeliza. Si ‘’një mineral anti-stres’’ ndihmon përmirësimin e shëndetin të sistemit nervor. Vitamina B6 ka rol të rëndësishëm në procesin e zbërthimit dhe thithjes së proteinave, hidrateve të karbonit dhe yndyrave, funksionimin normal të sistemit nervor dhe ka rol të rëndësishëm në krijimin e hemoglobinës në qelizat e kuqe të gjakut. Ai e rrit thithjen e magnezit në traktin gastro-intestinal.
Lexo më shumëLexo më pakSKU: 7000000714