VITABIOTICS OSTEOCARE ORIGINAL 30 TABLETA

 
 
Osteocare Original është suplement që përmban Kalçium, Magnez, Zink dhe Vitaminë D. Kalçiumi është një mineral i cili ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit të kockave dhe dhëmbëve. Magnezi ndihmon në funksionimin e sistemit nervor dhe muskujve. Vitamina D favorizon përthithjen dhe metabolizmin normal të kalçiumit në gjak. Zinku siguron aktivitet normal enzimatik dhe mbron qelizat nga stresi oksidativ.
Udhëzime për përdorim
Rekomandohet të merret 2 tableta në ditë gjatë vaktit kryesor. Gëlltiteni me një gotë ujë ose me një lëng të ftohtë pa e përtypur.
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.


 
Paralajmërime
Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësuse të një diete të larmishme dhe të balancuar apo një mënyrë jetese të shëndetshme.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Kujdes:
Konsultohuni me mjekun ose farmacistin përpara përdorimit nëse:
Vuani nga epilepsa.
Keni alergji nga ndonjë ushqim.
Keni alergji nga ndonjë prej përbërësve.


 
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
I përshtatshëm për veganët dhe vegjetarianët
Ruajeni në një vend të freskët (<25°C) dhe të thatë. Mbajeni larg dritës dhe burimeve të nxehtësisë.
Nuk është i testuar në kafshë.
Nuk përmban ngjyrues artificialë, laktozë, maja apo konservues.
 
Përbërësit
Karbonat Kalçiumi, Hidroksid Magnezi, Sulfat Zinku, Veshja e tabletës (Hidroksipropilmetilcelulozë, Glikol Propileni, Pudër (Talk), Agjent ngjyrues natyral (Dioksid Titani), Nisheshte Patateje, Vitaminë D (Bartës: Shurup misri, akacie, Trigliceride me zinxhir të mesëm, Dioksid Silikoni, Askorbat Natriumi), Antioksidant: Tokoferol, Agjent Anti Glomerant: Talk i purifikuar, Borat natriumi, Celulozë Hidroksipropil, Borat Natriumi, Sulfat Bakri, Sulfat Mangani, Selen natriumi.