Ky set i Cerave përmban dy produkte të përshtatshme për lëkura të thata:
1. Hidratuesi dhe kremi i diellit janë esencialë në çdo rutinë të përkujdesjes së lëkurës. Locioni hidratues i mëngjesit kombinon hidratuesin dhe mbrojtjen nga dielli për të hidratuar lëkurën teksa ndihmon në përthithjen dhe reflektimin e rrezeve të dëmshme nga dielli. Përbërësit kryesorë të këtij locioni dy funksional janë 2 ceramide esenciale, acidi hialuronik dhe niacinamidet.
Formula është e lehtë, përthithet shpejt, shkrin lehtësisht në lëkurë pa lënë mbetje të bardha dhe lëkura zbutet, hidratohet, ushqehet dhe qetësohet. I zhvilluar nga dermatologët, është një zgjedhje ideale për lëkurat e thata: pa aroma, testuar për alergji, jo komedogjenik, pa parabene dhe formuluar për të rikthyer barrierën mbrojtëse të lëkurës.
2. Zhvilluar nga dermatologët, larësi hidratues krem-në-shkumë, kur aplikohet në lëkurë është krem dhe transformohet në një shkumë të butë teksa masazhohet në lëkurë me ujë dhe në mënyrë efikase largon papastërtitë dhe tualetin pa I larguar hidratimin natyral apo pa e lënë të tendosur dhe të thatë. Formula delikate, pa aroma përmban 3 ceramide esenciale që punojnë së bashku për të rritur hidratimin dhe rikthyer barrierën mbrojtëse të lëkurës, aminoacide dhe acid hialuronik.
Lexo më shumëLexo më pakSKU: 7000024101