Fluidi i mëndafshtë i Lierac spf 50 ofron mbrojtje shumë të lartë për fytyrën tuaj falë sistemit të filtrave me spektër të gjerë që kombinon filtrat organikë (UVB + UVA) me një kompleks lëndësh aktive që luftojnë dritën blu dhe rrezet infrared. Është i përshtatshëm për të gjitha tipologjitë e lëkurës. Parandalon dëmtimin e lëkurës dhe shenjat e foto plakjes (rrudhat, njollat, humbje elasticiteti) për një efekt anti-age global. Tekstura e tij fluide e lehtë me një ndjesi të mëndafshtë në fund ofron rezultat të padukshëm, pa kast të bardhë. Aroma e tij dehëse me nota uji kokosi, bergamot dhe jasemini përhapin ndjesinë e pushimeve në lëkurën tuaj. Nisur nga fakti që ekspozimi në diell është dhe kënaqësi, prania e ekstraktit të algave të kuqe nxit sintezën e melaninës dhe favorizon një nxirje të njëtrajtshme duke krijuar imazhin e lëkurës së puthur nga dielli.
Lexo më shumëLexo më pakSKU: 7000022521