La Roche Posay Cicaplast B5 Serum është një serum hidratues dhe rigjenerues për fytyrën me 10% vitaminë B5. Formula e saj përmban kombinimin e acidit Hialuronik si dhe vitaminës B5 të cilat ushqejnë në mënyrë intensive lëkurën si dhe nxisin procesin e rigjenerimit qelizor në shtresën e jashtme të lëkurës. Ka një teksturë të lehtë dhe përthithet shpejt në mënyrë të njëtrajtshme nga lëkura. I testuar dermatologjikisht. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.