Deodoranti në trajtë pudre vepron në mënyrë efektive në rastet e djersitjes së këmbëve me pasojë zhvillimin e erës së keqe. Parandalon dhe përthith aromën e pakëndshme, ndihmon në rregullimin e ajrosjes së lëkurës duke e mbajtur këmbën të freskët dhe të thatë. Përmban esktrakt Trumze me veti antibakteriale dhe përbërës aktivë natyralë që pastrojnë lëkurën. Ka një aromë të këndshme Xhenxhefili. Kontrollon djersitjen e shpeshtë të këmbëve veçanërisht tek adoleshentët dhe sportistët.