Avental Talk i lëngshëm është një produkt dermokozmetik në formë të lëngshme me talk, ekstrakt tërshëre dhe vaj silikoni i përshtatshëm për lëkurë të irrituar tek foshnjet, fëmijët dhe të rriturit. Qetëson irritimin, pakëson skuqjen dhe ka efekte përthithëse dhe freskuese.
Ky formulim i talkut është më i lehtë për tu përdorur dhe për tu shpërhapur në zonat e prekura.
Ekstrakti i tërshërës mbron dhe hidraton lëkurën dhe stimulon riparimin e saj. Vaji i silikonit ka efekte lubrifikuese dhe zbutëse dhe formon një shtresë mbrojtëse në lëkurë. Mban ujin larg dhe parandalon dëmtimin e lëkurës nga faktorët e mjedisit.
Lexo më shumëLexo më pakSKU: 7000003274