Skrab me xhel ftohës për detoksin e lëkurës Neutrogena pastron të gjitha papastërtitë përmes veprimit të tij delikat por të thellë eksfoliues. Pavarësisht se është jashtëzakonisht efektiv, ky xhel i përshtatet të gjitha llojeve të lëkurës – përfshirë ato sensitive. Kështu, pamja juaj mbetet e mbrojtur nga të gjitha faktorët e jashtëm të dëmshëm, si radikalet e lira. Skrabi fytyre rregullon gjithashtu prodhimin e tepërt të sebumit, duke balancuar nivelet e pH të lëkurës. Formula e tij përmban Acid Salicilik, Citrik dhe Glikolik. Falë Acidit Salicilik, kjo formulë freskuese është veçanërisht e dobishme për të minimizuar aknet si dhe inflamacione të tjera të pakëndshme. Acidi Citrik balancon lëkurën dhe punon duke eksfoluar shtresën e sipërme të qelizave të vdekura të lëkurës për të ndihmuar në pastrimin e poreve. Acidi Glikolik është një Acid Alfa Hidroksi (AHA) që ofron një efekt peeling, i cili ndihmon në largimin e shtresës më të jashtme të qelizave të vdekura. Ai stimulon rinovimin e qelizave të lëkurës, duke i dhënë lëkurës një pamje më të freskët, më të ndritshme dhe më të lëmuar. I përshtatshëm për përsona mbi 18 vjec.
Lexo më shumëLexo më pakSKU: 7000009215