Ky vaj pastrues i pasur me antioksidantë, ushqen dhe eleminon menjëherë make-up-in pa pasur nevojë për përdorimin e pambukut. Tekstura e tij vajore shndërrohet në qumësht në kontakt me ujin, për shpëlarje sa më të lehtë dhe të shpejtë. Formula e tij është pasuruar edhe me Vaj Kastori i cili ndihmon në rritjen e qerpikëve. Aroma e tij natyrale e bajames së ëmbël e bën heqjen e make-up-it një moment vërtet të këndshëm.