Lea anti acne është një xhel që trajton lëkurat problematike me akne dhe pika të zeza. Xheli përmban klindamicinë e cila ka efekt baktericid në bakteret që shkaktojnë akne dhe zvogëlon sasinë e acideve të lira yndyrore që e irritojnë lëkurën. Ekstrakti i kamomilit ka efekt antiinflamator në lëkurë duke shëruar aknet dhe përmirëson shkëlqimin natural të lëkurës.