Pharmaceris Anti-Acne Night Cream është një krem nate për trajtim efektiv të përditshëm të lëkurës së personave që kanë probleme me aknet dhe rrudhat.Kremi ka një përqendrim të lartë retinol të pastër që ofron një efekt të ekuilibruar kundër rrudhave dhe akneve duke rikthyer funksionin normal të lëkurës gjatë ndryshimeve hormonale. Retinoli redukton sekretimin e tepërt të sebumit dhe zhbllokon dhe zvogëlon poret. Gjithashtu ka një efekt shumë të fortë kundër rrudhave duke reduktuar thellësinë, numrin dhe vëllimin e tyre dhe minimizuar shfaqjen e linjave të reja. Rekomandohet për njerëzit me lëkurë mikse, të yndyrshme me akne dhe pika të zeza.