Pharmaceris Serum With Vitamin C është një serum I cili rekomandohet për lëkurë me kapilarë të zgjeruar dhe nën stres oksidativ të prirur ndaj mikro-irritimeve dhe plakjes së përshpejtuar me thellimin e rrudhave, humbjen e shkëlqimit dhe elasticitetit. Vitamina C e koncentruar aktive mundëson që përbërësit aktivë të depërtojnë më thellë në lëkurë duke rritur potencialin e saj antioksidues për mbrojtjen e përditshme kundër radikaleve të lira. Promovon sintezën e kolagjenit dhe korrigjon shenjat e plakjes. Rrudhat e holla dhe ato të thella barazohen ndërsa lëkurës i rikthehet elasticiteti dhe qëndrueshmëria. Serumi nxit mekanizmat e rigjenerimit të lëkurës dhe forcon kapilarët duke reduktuar skuqjen dhe reaktivitetin e tepërt. Rregullon prodhimin e melaninës dhe parandalon pigmentimin e lëkurës. Rekomandohet si trajtim rigjallërues për lëkurën e zbehtë ose pigmentimin.