Xhel dushi Caring Lavender Gentle Apivita ka një formulë natyrale të frymëzuar nga aromaterapia dhe 97% e krijuar posaçërisht për të pastruar dhe hidratuar lëkurat e thata dhe të ndjeshme. Ekstrakti i luleve të livandës eleminon njollat, rrudhat ose shenja të tjera të plakjes/lodhjes për shkak të vetive shëruese si dhe i jep lëkurës aromë relaksuese. Pantenoli me veti antiinflamatore qetëson irritimet e ndryshme të shkaktuara në lëkurë nga faktorët e jashtëm. Vaji i bajames së ëmbël ka veti të shkëlqyera zbutëse dhe hidratuese, pa lënë pas një ndjesi yndyre.