Kremi anti-irritues Noreva qetëson, mbron dhe i rikthen butësinë lëkurës së irrituar. Hidraton dhe ushqen lëkurën duke i dhënë asaj elasticitet dhe rehati. Acidi Glicirretinik ofron një ndjesi qetësuese në lëkurë. Sulfati i Bakrit ka veti antiseptike dhe kontrollon aktivitetin e baktereve. Oksidi i Zinkut dhe Manganit rigjenerojnë lëkurën ë dëmtuar. Dylli i bletës, Glicerina dhe Trigliceridet veprojnë si hidratues duke zbutur lëkurën. Është i përshtatshëm për përdorim nga e gjithë familja. Mund të përdoret ne fytyrë, trup dhe zonën e pelenave të të porsalindurve. Mund të përdoret për lëkurë të irrituar ose të thatë.
Lexo më shumëLexo më pakSKU: 7000004305