Serumi me retinol i Neutrogena me formulë të lehtë, përmban ekstrakt të bimës Mersinë dhe acid hialuronik të cilat përmirësojnë dukshëm tonin e lëkurës dhe ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë. Serumi parandalon dhe korrigjon shenjat e dukshme të moshës dhe rezultati është një lëkurë më e re dhe më e shëndetshme. Ai zbut vijat fine të moshës, targeton njollat e lëkurës, zbut teksturën, njëtrajtëson tonin dhe nxit shkëlqimin e saj. Retinoli i pastër, përbërës i fuqishëm dhe formë e vitaminës A nxit prodhimin e kolagjenit, ndërsa ekstrakti bimor Mersinë rrit efektivitetin e retinolit. Kështu, lëkura rifiton elasticitetin e humbur.
Lexo më shumëLexo më pakSKU: 7000020638