Clotri-Denk (Klotrimazol) 1% Krem 20 G

 
 
Clotri-Denk është krem që përdoret për të trajtuar të gjitha infeksionet mykotike të lëkurë. Lënda aktive është Klotrimazol. Mund të përdoret për trajtimin e infeksioneve mykotike të veshit të mesëm dhe veshit të jashtëm. Gjithashtu mund të përdoret për trajtimin e mykut në organet gjenitale të femrave dhe meshkujve. 
Udhëzime për përdorim
Aplikoni një shtresë të hollë të kremit 2-3 herë në ditë dhe shpërhapeni në lëkurë.
Kohëzgjatja e trajtimit varet nga lloji i infeksionit. Për infeksionet gjenitale kohëzgjatja e trajtimit është 1-2 javë, për dermatomykozat është 1-4 javë.
Nëse simptomat zgjasin pas 4 javësh trajtim këshillohuni me doktorin tuaj.