Furasol është medikament i cili ka si lëndë aktive Furaginën e cila është një agjent antibakterial efektiv kundër baktereve patogjene. Përdoret për përgatitjen e tretësirës për përdorim topik (të jashtëm) për trajtimin e baktereve në zgavrën e gojës, inflamacionit të fytit, plagë të infektuara dhe djegie. Përdoret për luftimin e baktereve që janë rezistente ndaj antibiotikëve dhe agjentëve të tjerë antibakterialë.