Galenika Pantenol është një krem që përmban Pantenol (vitaminë B5). Rigjeneron lëkurën e dëmtuar ose të sëmurë duke stimuluar proceset rigjeneruese. Rikthen lagështinë natyrale, butësinë dhe elasticitetin e lëkurës. Përdoret për përshpejtimin e shërimit të lëndimeve të lëkurës: gërvishtjet, djegiet e lehta, lehtësimin e problemeve të shkaktuara nga ekspozimi i tepërt i diellit, fërkimet ose presionet në lëkurë. Ndihmon në lehtësimin e kruajtjes, skuqjes, djegies dhe dhimbjeve në alergji. Parandalon plasaritjen e thithave të gjirit tek gratë gjidhënëse. Rigjeneron buzët e thata dhe të plasaritura.
Lexo më shumëLexo më pakSKU: 7000008851