Rhinostop lehtëson shumicën e simptomave të gripit dhe ftohjes dhe parandalon simptomat e rinitit alergjik si kongjestioni i mukozës së hundës dhe sinuseve dhe zënie e hundës, ndjesinë e presionit dhe dhimbjes në hundë dhe në sinuse, rritjen e sekrecioneve nga hunda dhe teshtimave. Përmban Paracetamol që ul temperaturën e lartë të trupit, largon dhimbjen e kokës dhe dhimbjet e muskujve dhe kyçeve. Pseudoefedria është dekongjestiv që zvogëlon ënjtjen e rrugëve të frymëmarrjes dhe zvogëlon sekrecionet e tepruara në sinuset e hundës. Klorfenamina është antihistaminik i cili zvogëlon ënjtjen e mukozës së hundës dhe presionin në sinuse.
Lexo më shumëLexo më pakSKU: 7000002067