Tylol hot D përdoret për lehtësimin e simptomave të ftohjes dhe gripit. Përmban Paracetamol, Klorfeniraminë dhe Pseudoefedrinë HCl. Redukton sekrecionet në rrugët e frymëmarrjes dhe zhbllokon hundët e zëna. Lehtëson gjithashtu dhimbjen dhe ul temperaturën e trupit. Paracetamoli ka veti analgjezike duke lehtësuar dhimbjen dhe ul temperaturën. Pseudoefedrina lehtëson kongjestionin nazal në hundët me sekrecione ndërsa Klofeniramina minimizon simptomat e alergjisë dhe mbindjeshmërinë e syve. Nuk përmban sheqer dhe mund të përdoret edhe për personat diabetik.