ENEMA COOPER - 125 ML

 
 
Enema Cooper është një solucion që përdoret për lehtësimin nga konstipacioni. Mund të përdoret për zbrazjen e stomakut dhe zorrëve përpara procedurave kirurgjikale. I përshtatshëm për të rritur dhe fëmijë mbi 2 vjeç.
Përshkrimi i produktit
Enema Cooper është një tretësirë hipertonike e monofosfatit dhe difosfatit të natriumit e përdorur si bar laksativ. Lehëtson nga konstipacioni duke ndihmuar ekskretimin e feçeve. Solucioni përdoret për të përgatitur rektumin për operacionet diagnostitike dhe kirurgjikale.
Indikacione
Indikohet:
  • Si laksativ për trajtimin afatshkurtër të konstipacionit (kapsllëkut).
  • Zbrazjen e zorrës së trashë përpara proçedurave kirurgjikale. 
Udhëzime për përdorim
  1. Hiqeni kapakun e sipërm të klizmës.
  2. Shtrihuni në anën tuaj të majtë me gjurin e djathtë të përkulur. Përdorni mjetine administrimit të përfshirë në paketim.
  3. Me dorën e djathtë, vendosni butësisht majën e grykës së klizmës në rektum.
  4. Pas vendosjes, filloni të shtrydhni enën e klizmës për ta shtyrë lëngun në rektum.

Dozimi

  •  Të rriturit: 60-150 ml në ditë.
  •   Fëmijët mbi 2 vjeç: 10-60 ml në ditë.
Paralajmërime
MOS e përdorni Enema Cooper në pacientët me megakolon. 
MOS e përdorni nëse keni anus të dëmtuar. 
MOS t'u jepet fëmijëve nën 2 vjeç. 
 
Kujdes:
  •  Përdorimi i klizmës është vetëm një masë e përkohëshme; përdorimi i zgjatur ose i tepruar nuk rekomandohet. 
  •  Shmangni përdorimin gjatë shtatzënësisë. 
Informacione të tjera
Të ruhet në temperaturën e  dhomës (<25°C). Mbajeni larg fëmijëve. 
Mos e përdorni pas dates së skadencës. Data e skadencës është e shënuar në kutinë e jashtme dhe në kontenierin e brendshëm.
Përbërësit
Monofosfat Natriumi, Difosfat Natriumi, Ujë për injeksione, Acid Sorbik.

Të tjerët gjithashtu blenë