G2-Traveling ODF është një suplement në formë filmi të tretshëm në gojë me ekstrakt Xhinxheri, Ginsengu të kuq dhe Kamomili që përdoret për të qetësuar të përzierat dhe shqetësimet e tretjes të shkaktuara nga sëmundja e udhëtimit. Ekstrakti i Xhinxherit ka efekte antioksiduese, ndihmon tretjen dhe pakëson të vjellat. Ekstrakti i Ginsengut të kuq redukton lodhjen nga udhëtimet dhe përmirëson mirëqënien fizike. Ekstrakti i Kamomilit ndihmon në relaksim dhe e bën më të lehtë rënien në gjumë.