ESPUMISAN EMULSION - 30 ML

 
 
Espumisan është bar në formë të lëngshëm me shije banane që përmban Simetikon, që përdoret për trajtimin simptomatik të shqetësimeve gastro-intestinale dhe çrregullimeve të tretjes. Pakëson fryrjen duke ndihmuar në eliminimin e gazrave. Është i përshtatshëm për të gjitha moshat.
Indikacione
Përdoret në:
  • Trajtimin e fryerjes dhe gazrave
  • Në kolikën e foshnjeve (kolikat në foshnje 3 muajsh).
  • Në përgatitjen për procedura diagnostikuese si rreze-X dhe Sonografi.
  • Si agjend kundër shkumëzimit në helmimet me detergjentë (tenside)
Udhëzime për përdorim
Për trajtimin e ankesave gastro-intestinale të lidhura me akumulimin e gazrave (fryrje, gazra, dhimbje barku tek foshnjet):
  • Tek foshnjet: Rekomandohet të merren 25 pika në çdo shishe me qumësht ose para dhe pas çdo ushqyerje me gji.
  • Tek fëmijët nga 1-6 vjeç: Rekomandohet të merren 25 pika 3-5 herë në ditë.
  • Tek fëmijët 6-14 vjeç: Rekomandohet të merren 25-50 pika 3-5 herë në ditë.
  • Tek fëmijët mbi 14 vjeç dhe të rriturit: Rekomandohet të merren 50 pika 3-5 herë në ditë.
Mund të merret gjatë ushqimit ose pas ngrënies dhe/ose përpara gjumit.
Mund të merret pas operacioneve dhe për një periudhë të gjatë kohore.
Për përgatitjen për ekzaminime në zonën e barkut:
  • Për procedura me ultratinguj (me rreze X): Rekomandohet të merren 2ml = 50 pika 3 herë në ditë, një ditë para ekzaminimit dhe 50 pika në mëngjes para ekzaminimit.
  • Si shtesë të pezullive të lëndëve të kontrastit: Rekomandohet të merren 4-8 ml = 100-200 pika në 1 litër pezulli lënde kontrasti.
  • Për përgatitjen e ekzaminimit endoskopik të traktit të sipërm gastrointestinal (gastroskopi): Rekomandohet të merren 4-8ml = 100-200 pika.
  • Në helmimin me detergjentë:
  • Tek fëmijët: Rekomandohet të merren 2,5-10 ml (65 pika - 1/3 e shishes)
  • Tek të rriturit: Rekomandohet të merren 10-20ml (1 / 3-2 / 3 të shishes).
Tundeni mirë para se ta përdorni.
Paralajmërime
MOS e përdorni në rast se jeni alergjik ndaj Simetikonit ose ndaj ndonjë prej përbërësve të tjerë të formulimit.
 
Kujdes:
Konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit nëse: 
  • Keni shqetësime abdominale për herë të parë ose nëse simptomat janë të vazhdueshme.
  • Jeni shtatzënë ose gjatë ushqyerjes me gji.
  • Nëse jeni intolerant nga ndonjë lloj sheqeri.
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Ruajeni në një vend të freskët dhe të thatë. Mbajeni larg dritës dhe burimeve të nxehtësisë.
Përbërësit
Simetikon, Stearat Makrogoli, Monostearat gliceroli, Karbomer, Aromë banane, Acesulfam kaliumi, Sorbitol i lëngët, Klorur natriumi, Citrat natriumi, Hidroksid natriumi, Acid sorbik, Ujë i Purifikuar.

Të tjerët gjithashtu blenë