AloVis Gel me pika për sy përmban acid hialuronik dhe aloe vera. Hidraton dhe lubrifikon syrin. Përdoret për sy të ndjeshëm, të irrituar dhe në përdorues të lenteve të kontaktit. Xheli ndihmon për të rihidratuar sytë e thatë dhe për të lehtësuar sytë e skuqur dhe të lodhur, të shoqëruara me ndjesi të trupit të huaj dhe acarim të syrit për shkak të ekspozimit të tepërt të rrezeve të diellit, erës, pluhurit dhe ndotjes.