Renu MultiPlus është një solucion që kujdeset për të gjitha llojet e lenteve të buta të kontaktit. Kjo tretësirë shpëlan, dezinfekton, hidraton lentet dhe largon proteinat dhe lipidet që përmban loti. Ruan pH normal të syrit, Acidi Borik dhe Poloksamina ndihmojnë në higjenën e syrit duke mundësuar shikim dhe lubrifikim më të mirë.