Është furçë dhëmbësh elektrike ngjyrë rozë për fëmijët 3-36 muajsh. Vjen e plotësuar edhe me 3 koka të tjera përveç furçës, për të lejuar ndërrimin sipas moshës dhe nevojave të fëmijës suaj. Krahas funksionit si furçë dhëmbësh, shërben edhe për pastrimin e gingivave dhe kavitetit oral të fëmijës, te fëmijët që ende nuk u kanë dalë dhëmbët. Në paketim përfshihen koka e furçës, koka për masazhim të mishrave, për pastrim të gjuhës, për pastrimin e hapësirave mes dhëmbëve. Rezistente ndaj ujit, mund të lahen pa frikë nën rrjedhën e ujit. Furça është prej fijesh najloni të butë që nuk përthithin ujin dhe kjo pengon zhvillimin e mikroorganizmave të dëmshëm. Doreza ka formën e pinguinit për ta kthyer larjen e dhëmbëve në një proces argëtues dhe është e pajisur me dritë LED dhe muzikë. Po ashtu është e pajisur me një kohëmatës që ndihmon fëmijën të mësojë rregullin 2 minuta të larjes së dhëmbëve. Është një furçë dhëmbësh e vogël e fuqizuar nga një bateri AAA të cilën mund ta merrni lehtësisht në një udhëtim me fëmijën tuaj.
Lexo më shumëLexo më pakSKU: 7000023005