Në përgjithësi herniet e kërthizës së bebeve janë të përmasave të vogla dhe nuk janë alarmante.
Kanë tendencën të zgjidhen spontanisht mes muajve 12-18 të jetës.
Ndonjëherë mjeku mund të stimulojë shërimin duke fashuar barkun e bebes me fasha elastike lidhëse.
Kjo metodë redukton presionin e mureve të barkut, duke reduktuar më shpejt enjtjen e kërthizës.