Është monitor bebi në formën e arushit, që përdoret me Wi-Fi me aplikacionin Tuya në celularin tuaj. Pajisja ju lejon të shihni dhe kontrolloni fëmijën nga çdo vend mjaft të keni internet në celular.
Monitori lejon komunikimin tuaj të dyanshëm direkt me fëmijën pasi ju mund ti flisni përmes celularit dhe ta qetësoni përmes zërit tuaj. Pajisur edhe me një llampë e cila ndriçon dhomën dhe ndihmon fëmijën ta zërë gjumi. Pajisur me sensor për matjen e temperatures së dhomës.
Monitori ju lejon të shkrepni fotografi dhe regjistroni video, të cilat mund të ruhen lehtësisht në një kartë microSD.
Neno Lui po ashtu luan melodi dhe zhurma të ndryshme që e ndihmojnë bebin të fle qetësisht. Monitori ka një mbajtëse fleksibël e cila e lejon të vendoset ku dëshironi.
Përmes diodave moderne IR, arrini ta shihni fëmijën tuaj edhe në errësirë. Ai përmban një detektor dhe ju nis lajm në celular sapo fëmija nis të lëvizë, qajë apo ka parehati.
Lexo më shumëLexo më pakSKU: 7000023013