Baby Cream A + D + E është një produkt dermokozmetik me Vitaminë A, D dhe E i përshtatshëm për foshnjet, fëmijët dhe të rriturit. Ai hidraton lëkurën duke krijuar një shtresë mbrojtëse që parandalon tharjen dhe qetëson irritimin. Kremi ka efekt qetësues dhe e lë lëkurën të butë. Mund të përdoret gjatë ndërrimit të pelenave tek foshnjet.