Shishet e ushqimit Lansinoh janë krijuar posaçërisht për një ushqyerje sa më të rehatshme për fëmijën tuaj. Janë të pajisura me një kokë prej një silikoni të butë dhe fleksibël. Forma anatomike e biberonit i ngjason formës së gjirit të nënës. Ka një vendosje të mirë në gojën e fëmijës duke ushtruar presion minimal në qiellzë si dhe nuk e dëmton atë. Shishja është e pajisur me një sistem anti-kolik e cila parandalon futjen e ajrit në brendësi dhe shmang kolikat e barkut tek fëmijët. Nuk përmban BPA dhe BPS.