Trudi Nappy Protective Cream është një produkt dermokozmetik në formë kremi me Oksid Zinku, Polen dhe Kalendula i përshtatshëm për ndërrimin e pelenave dhe palat e lëkurës tek foshnjet. Oksidi i zinkut parandalon skuqjen dhe irritimin nga pelenat. Kalendula redukton skuqjen dhe ka efekte qetësuese. Poleni formon një shtresë mbrojtëse në lëkurë dhe parandalon inflamacionin e lëkurës dhe veprimin e agjentëve irritues. Ky produkt përmban përbërës të tjerë që hidratojnë lëkurën. Ka një formulë kundër ujit dhe përthithet lehtësisht.