Suplement ushqimor në formë pikash me Omega 3 dhe vitaminë D për foshnje dhe fëmijë. Salvit Omega-Vit D me shije qumështi, përmban 20 mg Acid Dokosaheksaenoik (DHA) nga vaji i mikroalgës Ulkenia dhe 10 mcg (400 IU) vitaminë D3. DHA kontribuon në zhvillimin normal të shikimit të fëmijëve deri në 12 muaj. Vitamina D është e nevojshme për rritjen dhe zhvillimin normal të kockave të fëmijëve. Pikat mund të merren vetëm ose të holluara në lëng frutash ose qumësht.