Set me 7 kupa + Çanta.
Set fantastik që çdo fëmijë duhet ta ketë te seti i tij i lojërave. Secila kupë ka një formë dhe figurë të veçantë si dhe një numër për të argëtuar ndjesitë e prekjes dhe shikimit të bebit. Thjeshtësia e vendosjes së kupave u meson të vegjëlve koordinimin duar-sy, zgjidhjen e problemeve dhe aftësitë motorike.
Silikon 100% kundër pluhurave. Rekomanduar për moshat mbi 6 muajsh.
Pastrimi i tyre është i lehtë dhe realizohet ose me dorë ose në katin e sipërm të lavastoviljes. Larja mundësohet me ujë të vakët me sapun dhe lihen të thahen në ajër.