CHICCO NIPPLE SHIELDS (KOKA SILIKONI) M/L - 2 COPË
Chicco Niple Shields janë prej silikoni të hollë e të butë. Qëndrojnë mbi kokën e gjirit të nënës kur vendosen në të. Kanë një vrimë në majë në mënyrë që qumështi të rrjedhë në gojën e foshnjës. Mburoja e kokës së gjirit ndihmon foshnjen në thithje dhe pozicionon kokën e gjirit në një pozicion të favorshëm kur vetë gjoksi i nënës dhe koka e gjirit nuk mund të qëndrojë. Mburoja e mban kokën e gjirit në një pozicion të zgjatur, ideal për ushqyerjen me gji dhe lejon foshnjën tuaj të ndalojë dhe të marrë frymë pa qenë e nevojshme të ripozicionohet pas.
Udhëzime për përdorim |
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Mburojat e kokave të gjirit janë vetëm për përdorim personal.
Lani duart mirë dhe pastroni gjoksin tuaj përpara përdorimit.
Para se të përdorni mburojat e kokave të gjirit për herë të parë, i zieni të paktën 5 minuta dhe më pas i lini të ftohen.
Palosni skajet dhe vendoseni me kujdes kokën e pajisjes në gjoksin tuaj.
Përshtateni dhe ngjiteni mirë me gjirin tuaj.
Sigurohuni që foshnja juaj të pozicionohet mirë me kokën e gjirit të vendosur.
Pas ushqyerjes së foshnjës hiqeni kokën e gjirit dhe lajeni.
|
---|---|
Paralajmërime |
Kontrolloni kokën që do vendosni para çdo përdorimi, mos e përdorni produktin nëse tregon shenja të konsumimit ose dëmtimit.
MOS e lini kokën e gjirit në solucione sterilizuese për më shumë se sa rekomandohet.
MOS e ekspozoni në rrezet e diellit ose në burimet e nxehtësisë. Mbajeni në kutinë e saj.
MOS e përdorni si biberon ose për të qetësuar fëmijët.
MOS e tejkaloni kohën e rekomanduar të ciklit të përdorimit për të shmangur dëmtimin e produktit.
|
Informacione të tjera |
Ky produkt nuk është një lodër. Mbajeni larg fëmijëve kur nuk është në përdorim.
Mbajini larg nxehtësisë.
|