Ultra Prenatal Nature’s Plus është një formulë ushqyese me vitamina, kalcium dhe lëndë të tjera ushqyese për të plotësuar nevojat e veçanta që ka një grua gjatë shtatzënisë. Lëndë specifike gjatë shtatzanisë luajnë një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e bebit, por gjithashtu në shëndetin e një gruaje shtatzënë, si acidi folik, hekuri, vitamina C, vitamina B12 dhe kalciumi.
Acidi folik ndihmon në reduktimin e mundësisë së abnormaliteteve gjenetike si spina bifida dhe defekte të tubit neural. Është veçanërisht i rëndësishëm për zhvillimin e trurit dhe shpinës. Hekuri transporton oksigjenin në qelizat e kuqe të gjakut dhe është e nevojshme për zhvillimin e trurit të bebit. Gjatë shtatzënisë, nevoja e trupit për hekur rritet.
Vitamina B12 është esenciale për funksionin nervor të nënës dhe bebit, teksa kalciumi është i rëndësishëm për zhvillimin e dhëmbëve dhe kockave të nënës.
I përshtatshëm gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies.
Lexo më shumëLexo më pakSKU: 7000011924