Esi Cranberry Cyst 16 Bustina
Cranberry cyst është një suplement ushqimor që përdoret për të forcuar dhe pastruar traktin urinar. Ai është në formë tretësire dhe mund të administrohet lehtësisht. Cranberry ka në përmbajtjen e tij:
- Boronicën e kuqe e cila parandalon përhapjen e baktereve në traktin urinar dhe ndihmon në mirë funksionimin e veshkave.
- Ekstraktet e Uva Ursinës dhe Vergës së Artë parandalojnë infeksionet e traktit urinar dhe mbrojnë trupin nga agjentët e jashtëm.
- Çaj jeshil që ndihmon në eliminimin e lëngjeve të tepërta të trupit.
Udhëzime për përdorim |
Rekomandohet të merrni 1 bustinë çdo ditë pas ushqimit, mund të pihet direkt ose të tretet me ujë. Në rast infeksioni, rekomandohet të pini 2-3 bustina në ditë.
|
---|---|
Paralajmërime |
Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësues të një diete të ekuilibruar dhe të larmishme si dhe të një mënyrë jetese të shëndetshme.
MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar. MOS e përdorni nëse jeni shtatzënë ose jeni duke ushqyer me gji. Kujdes:
Përdorimi i tepërt i Cranberry mund të shkaktojë efekt laksativ.
|
Informacione të tjera |
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni këtë produkt pas datës së skadencës së shënuar në paketim. Data e skadencës i referohet ditës së fundit të atij muaji. Ruajeni larg dritës dhe në një vend të freskët dhe të thatë. Është i përshtatshëm për Veganët. Nuk përmban: Gluten. |
Përbërësit |
Ujë i pastër; Stabilizuesit: Glicerinë; Ekstrakt i frutave të boronicës (Vaccinium Macrocarpon Aiton), Tit. 30% Proantocianidinë (0.67%); Uva Ursi (Arctostaphylos Uva - Ursi L. Spreng) Gjethe të thata, E.S Tit. 20% Hydroquinone Tot. si Arbutin (0,5%); Gjethet e Çajit Jeshil (Camellia Sinensis L Kuntze) Ekstrakt hidroglicerik D/E 12 (0,5%); Ekstrakt Hidroglicerik Verga e Artë (Solidago Virga - Urea L) D / E 72 (0,5%); Acidifikuesit: Acid citrik; Shtues: Miell nga Farat e Guarit; Antioksidantë: Acid Askorbik Konservant: Sorbat Kaliumi; Shije Natyrore; Embëlsues: Glikocid Stevioli.
|