Zinku është një nga mineralet më të rëndësishme të trupit tonë i vendosur në muskuj, kocka dhe lëkurë. Është i nevojshëm për forcimin e sistemit imunitar, rritjen e fëmijës, ruajtjen e niveleve normale të testosteronit në gjak dhe shëndetin e prostatës tek meshkujt. Zinku forcon shikim, nuhatjen, gjendjen e lëkurës, flokëve dhe thonjve.