Guerriero Healthcare Citrag është suplement që indikohet për të kontrolluar nivelin e aciditetit ose alkalinitetit të urinës dhe për këtë arsye përdoret nga pacientët që vuajnë nga gurët në veshka. Marrja e citratit të kaliumit indikohet pas ndërhyrjeve të copëzimit të gurëve, për të parandaluar çdo grumbullim të mbetjeve, përpara se rrjedha e urinës t'i largojë ato. Përdoret edhe për eleminimin e sasive të vogla të rërës formuara nga agregate të vegjël kristalorë që formohen brenda veshkave. Është i dobishëm në shkrirjen e gurëve në veshka, si dhe në rastet e humbjes intensive të lëngjeve nga organizmi, djersitjes së tepruar, diarresë dhe të vjellave.
Lexo më shumëLexo më pakSKU: 7000008018